Shkëndija nis testet përgatitore, nesër përballë Bellasicës

KF Shkëndija nis nesër ndeshjet kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore dimërore. Ekipi ynë do të përballet me Bellasicën në një miqësore që do të luhet në Strumicë, me fillim nga ora 13:30.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve për vitin 2025, një test i rëndësishëm për stafin teknik për të vlerësuar gjendjen e ekipit pas stërvitjeve intensive që kanë nisur këtë muaj.

Takimi ndaj Bellasicës është gjithashtu një mundësi për të parë në aksion lojtarët dhe për të filluar ndërtimin e formës optimale për sezonin pranveror.

Testi Bellasica-Shkëndija zhvillohet nesër në orën 13:30 në stadiumin “Blagoj Istatov” në Strumicë. 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top