Shkëndija nis fazën përgatitore dimërore për gjysmësezonin pranveror

Skuadra kuqezi ka nisur sot fazën përgatitore dimërore, në prag të gjysmësezonit pranveror, ku kuqezinjtë do të garojnë në tre fronte, kampionatin vendor, Kupën dhe për herë të parë në histori edhe në pranverën evropiane, pas kualifikimit në play-off të UEFA Conference League.

Ditët e para janë të dedikuara për ekzaminimet mjekësore, përpara se ekipi të kalojë në ritmin e plotë të punës me dy seanca stërvitore në ditë. Një ndeshje kontrolluese është planifikuar për 15 janar, ndërsa nga 17 janari deri më 1 shkurt, Shkëndija do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Gjatë qëndrimit në Antalia, përveç punës fizike dhe tekniko-taktike, janë planifikuar edhe katër ndeshje kontrolluese, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar formën e ekipit.

Gjysmësezoni pranveror është planifikuar të nisë më 11 shkurt, kur në Tetovë përballë Struga Trim & Lum.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top