Shkëndija nderon legjendën Armend Alimi para duelit të Conference League

Klubi kuqezi organizoi një ceremoni mirënjohjeje për ish-kapitenin, i cili mbylli karrierën si futbollist aktiv.

Pak çaste para fillimit të ndeshjes së kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League ndaj Europa FC, KF Shkëndija organizoi një ceremoni të veçantë për të nderuar një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e klubit, Armend Alimin.

Pas vendimit për t’i dhënë fund karrierës si futbollist aktiv, ish-kapiteni kuqezi mori mirënjohjen e klubit për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë ndër vite me fanellën e Shkëndijës. Mirënjohja iu dorëzua nga drejtori sportiv, Ardian Cuculi, mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm në stadium.

I njohur si “Zizu”, Alimi ishte një nga liderët e gjeneratës më të suksesshme në historinë e klubit, duke fituar tre tituj kampion dhe dy trofe të Kupës, ndërsa me mbi 240 ndeshje zyrtara, me mbi 40 gola dhe 40 asistime la gjurmë të pashlyeshme në fanellën kuqezi. Ai ishte gjithashtu një nga protagonistët kryesorë të sukseseve historike të Shkëndijës në arenën evropiane.

KF Shkëndija e falënderon Armend Alimin për gjithçka që ka dhënë për klubin dhe i uron suksese në kapitullin e ri të jetës së tij. 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top