
Kuqezinjtë të hënën në Tetovë përballen me Makedonija Gj.P. në duelin e xhiros së trembëdhjetë në LPFMV.
Shkëndija vs Makedonija Gj.P.
• LPFMV | Xhiroja e 13-të
• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Tetovë
• E hënë | 10 nëntor | ora 13:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Pas barazimit me Jagiellonian në Evropë, nesër i kthehemi kampionatit vendor
- Makedonija Gj.P. është rivali i kuqezinjëve në duelin e xhiros së 13-të
- Shkëndija-Makedonija Gj.P. luhet të hënën në Tetovë me fillim në orën 13:00
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Vane Kërstevski ka mbyllur gjysmësezonin vjeshtor, pas dëmtimit të shpatullës. Portieri Baboucarr Gaye ka një shqetësim muskulor dhe mbetet jashtë kombinimit. Ndërkohë, shkaku grumbullimit me përfaqësueset, nuk janë me ekipin Klisman Cake (Shqipëri), Reshat Ramadani (Maqedoni e Veriut) dhe i riu Nazif Ceka (Maqedonia e Veriut U19).
Rikthehen:
- Portierit Astrit Amzai futet në listën e futbollistëve që konkurojnë për këtë ndeshje, mirëpo akoma nuk është i rikuperuar 100% pas dhimbjeve që kishte në shpinë. Arbin Zejnullai do të jetë gjithashtu në kombinim, mirëpo stafi teknik dhe ekipi mjekësor nuk nxitojnë me kthimin e tij, pas përplasjes që kishte të enjten në duelin me Jagiellonian. E njejta situatë edhe me Imran Fetain, që ka shqetësim me një dëmtim, por gjithsesi do të jetë në kombinim.
FAKTE SHTESË
- Paraqitjen pozitive në Europë kërkojmë ta bartim në kampionatin vendor
- Pas humbjes nga Vardari, reagojmë me fitore ndaj Brerës dhe barazim me Jagiellonian
- Kuqezinjtë kërkojnë vazhdimësi për të mbajtur hapin për kreun e renditjes
- Makedonija Gj.P. vjen me shumë probleme dhe bojkote për vonesë pagash
- Nga 12 ndeshje, Mkd.Gj.P. ka 6 humbje, 2 barazime e 4 fitore për vend të 8-të
- Mysafirët janë në seri prej katër ndeshjeve pa shijuar fitoren


Gazmend
Shkendija klubi Zemres