SHKËNDIJA – LUDOGORETS | Play Off i Evropa Ligës

Shkëndija pret kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, të enjten në Shkup në kuadër të ndeshjes së parë të play offit të Evropa Ligës.

Shkëndija vs Ludogorets
• Europa League | Play Off
• Stadiumi | “Todor Proeski”, Shkup
• E enjte | 21 gusht | ora 20:00
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Kuqezinjtë kundër Ludogoretsit nesër luajnë ndeshjen e 60-të në Europë
  • Me kampionin bullgar diskutojmë fazën e grupeve në UEFA Europa League
  • Ashtu si me Qarabağun edhe nesër pritet mbështetje e madhe nga publiku

SITUATA NË SKUADËR

Mungojnë:

  • Sulmuesi Fiton Ademi doli i dëmtuar në mesjavë në ndeshjen me Makedonija Gj.P. dhe si pasojë nuk do të jetë në kombinim për këtë ndeshje. Në dyshim mbetet edhe Kamer Qaka, që ka shqetësime me gjurin dhe për aktivizimin e tij do të vendoset para fillimit të ndeshjes. 

Rikthehet:

  • / 

FAKTE SHTESË

  • Pas 3 xhirove eliminatore në Champions League, kalojmë në Europa League 
  • Hera e 4 që prekim play off-in e kësaj gare, 3 herët paraprake eliminoheshim
  • Genti, Milani dhe Rosenborg ishin pengesa të pakalueshme për kuqezinjtë
  • Gjithsesi, sido që të shkojë play-offi, Shkëndija ka siguruar vjeshtë europiane
  • Rezultati pozitiv në ndeshjen e parë do të ishte kapital para ndeshjes së kthimit
  • Grupi i lojtarëve është në moment pozitiv, pas startit të suksesshëm të kampionatit
  • Skuadra e Ludogoretsit 14 vite me rradhë ka fituar titullin kampion në Bullgari
  • 11 herë në 12 vitet e fundit kampionët bullgarë luajnë në fazën e grupeve
  • Trajner i Ludogoretsit është Rui Mota, që vitin e shkuar drejtoi Noah-n armene
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top