
Me moralin lart pas triumfit në derbi dhe përkrahjen e publikut tonë, kuqezinjtë zbresin në arenën e Shkupit për të kërkuar përmbysjen e madhe dhe biletën për në fazën play-off.
Shkëndija vs Hibernian
• UEFA Conference League | Raundi i tretë eliminator (Kthimi)
• Stadiumi | Arena “Todor Proeski” në Shkup
• E enjte | 13 gusht | ora 20:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija kërkon të përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë (2:1 në Edinburgh) për të siguruar kualifikimin historik në raundin play-off
- Kuqezinjtë vijnë me moral të lartë pas fitores së madhe 2:0 si mysafirë ndaj Vardarit në kampionatin vendor
- Një fitore me dy gola diferencë e dërgon Shkëndijën në raundin tjetër, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Gent (Belgjikë) dhe Göteborg (Suedi)
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Portieri Babouccar Gaye mbetet i vetmi lojtar jashtë kombinimit për këtë sfidë për shkak të dëmtimit.
Kthehet:
- Marko Gjorgjievski rikthehet në dispozicion pasi kaloi dëmtimin në gisht dhe është stërvitur me intensitet të plotë.
- Mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski dhe portieri Astrit Amzai janë rikuperuar plotësisht dhe janë stërvitur maksimalisht me grupin pas mungesës në takimet e kaluara.
FAKTE SHTESË
- Jubileu evropian: Kjo do të jetë ndeshja e 75-të e Shkëndijës në Kupat e Evropës, ku me 27 fitore të arritura mbetemi bindshëm ekipi me më së shumti triumfe ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut.
- Forma e kundërshtarit: Edhe Hiberniani vjen pas një fitoreje të madhe në kampionatin skocez, ku mposhti 2:1 Rangersin në transfertë gjatë fundjavës.
- Synimi play-off: Përmbysja në Shkup do të hapte rrugën drejt përballjes me Gent apo Göteborg, duke e afruar skuadrën edhe më shumë me fazën e grupeve.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë sfidë evropiane i është besuar një trupe arbitresh nga Kazakistani, e kryesuar nga gjyqtari Bulat Sariyev.

