SHKËNDIJA HARAÇINË-SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E 9-TË

Rikthehemi në kampionat pas pauzës ndërkombëtare, ku kuqezinjtë zbresin në Çair me objektivin për të mbrojtur kreun e tabelës.

Shkëndija Haraçinë vs Shkëndija 

• LPFMV | Xhiroja e 9-të 

• Stadiumi | Stadiumi në Çair, Shkup 

• E diel | 11 tetor | ora 13:00 

• Transmetimi | Arena Sport

PËRMBLEDHJE

  • Pas gati tri javësh shkëputje, Shkëndija rikthehet në aksionin kampionat për të kërkuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive si lider i renditjes.
  • Pauza ndërkombëtare u shfrytëzua maksimalisht për rikuperimin e lojtarëve, analizën taktike dhe ruajtjen e ritmit garues përmes miqësoreve ndaj Kamjanit dhe Llapit.
  • Kuqezinjtë kërkojnë triumfin në transfertën e Çairit për të ruajtur apo thelluar shkëputjen në krye të kampionatit vendor.

SITUATA NË SKUADËR 

Mungesa:

  • Mbrojtësi Mevlan Murati është mungesa e vetme për këtë sfidë për shkak të një dëmtimi fizik.

Kthehet:

  • Mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe rikthehet në dispozicion të plotë të stafit teknik.

FAKTE SHTESË

  • Përballja vëllazërore: Dy klubet ruajnë një miqësi të shkëlqyer mes vete dhe tifozërive, teksa në tri përballjet e mëparshme në Kupë, Shkëndija jonë ka regjistruar tri fitore.
  • Forma e kundërshtarit: Shkëndija e Haraçinës është befasia e këndshme e startit të edicionit si debutuese, duke mbajtur vendin e 5-të me 13 pikë (4 fitore, 1 barazim, 3 humbje).
  • Faktori fushë: Dueli do të zhvillohet në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim nga ora 13:00, ku pritet një atmosferë e ngrohtë mes dy tifozerive.
  • Gjyqtari i ndeshjes: Drejtësia në këtë sfidë i është besuar arbitrit Jovan Kaçevski.
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top