
Pas triumfit spektakolar në ndeshjen e parë, kuqezinjtë kthehen para publikut vendas për të vulosur kualifikimin në raundin e dytë dhe për të vazhduar rrugëtimin në skenën evropiane.
Shkëndija vs Europa FC
• UEFA Conference League | Raundi i parë eliminator (ndeshja e kthimit)
• Stadiumi | Arena “Todor Proeski” në Shkup
• E enjte | 16 korrik | ora 20:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija hyn në këtë ndeshje të kthimit me një komoditet të madh pas fitores bindëse 5:0 në Gjibraltar javën e shkuar
- Skuadra konsiderohet favorite absolute për të siguruar kalimin tutje, ku në raundin e dytë tashmë pret përfaqësuesi i Sllovenisë, NK Bravo
- Kuqezinjtë kthehen të luajnë si vendas në Evropë me synimin për të përsëritur suksesin dhe ecurinë magjike të sezonit të kaluar
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Portieri Babacar Gaye dhe mbrojtësi Anes Meliqi kanë shqetësime fizike dhe do të mungojnë në sfidën e nesërme për shkak të dëmtimeve.
Në dyshim:
- Sulmuesi anësor Sebastian Spahiu mbetet në dyshim për arsye dëmtimi, ndërsa mesfushori Drilon Islami ndjen një shqetësim muskulor dhe për aktivizimin e tij do të vendoset vetëm para ndeshjes.
Kthehet:
/
FAKTE SHTESË
- Jubileu me fitore: Dueli i parë në Gjibraltar ishte ndeshja e 70-të e Shkëndijës në kupat evropiane, ku skuadra jonë arriti të regjistrojë fitoren numër 25 në histori.
- Rikthimi në Shkup: Ekipi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në arenën “Todor Proeski”, aty ku rikthehet të luajë ndeshjet ndërkombëtare si vendas.
- Synimi i madh: Pas sezonit të shkuar historik ku u luajt në fazën e ligës dhe u arrit deri në fazën play-off, kuqezinjtë shpresojnë të përsërisin të njëjtën arritje edhe në këtë edicion.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë përballje i është besuar një tresheje nga Bjellorusia, e udhëhequr nga arbitri kryesor Anton Lashuk.

