
Shkëndija fundjavën që vjen do të përballet Arsimin në Tetovë, pasi është përcaktuar orari për rrethin e tretë i përcaktuar nga renditja tabelare pas dy rretheve të para të garave sipas sistemit të Bergerit.
Pas përfundimit të dy rretheve të para në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, tashmë është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve për pjesën e tretë të sezonit.
Sipas sistemit të Bergerit, janë formuar çiftet për fazën përfundimtare të kampionatit, ku do të zhvillohet beteja kryesore për titullin kampion dhe për pozitat që sigurojnë pjesëmarrje në garat europiane.
Shkëndija rrethin e tretë të garave do ta nisë në shtëpi përballë Arsimit të Çegranit, për të vazhduar jashtë me Makedonija Gj.P. dhe brenda me Pelisterin.
Ndërkohë, përfundimi i sezonit pritet të sjellë edhe disa përballje shumë interesante në garën për kreun e tabelës. Në javën e 31-të Shkëndija do të presë në Tetovë skuadrën e Strugës, një javë më pas jemi nikoqirë të AP Breea, ndërsa sezoni do të mbyllet me derbin mes Vardarit dhe Shkëndijës në Shkup.

