
Sytë dhe fokusi i kuqezinjve kthehen tërësisht te kampionati vendor, ku skuadra synon të vazhdojë ecurinë perfekte me tri pikë të reja për të blinduar kreun e tabelës.
Shkëndija vs Bregallnica
• LPFMV | Xhiroja e 3-të
• Stadiumi | Terreni te Kompleksi i FFM-së në Shkup
• E diel | 16 gusht | ora 19:00
• Transmetimi | Arena Sport
PËRMBLEDHJE
- Pas mbylljes së rrugëtimit evropian, Shkëndija rikthehet në kampionatin vendor ku synimi i vetëm mbetet rikthimi i trofeut kampion në Tetovë
- Kuqezinjtë e kanë nisur edicionin e ri në mënyrë fantastike me dy fitore në dy ndeshje (3:0 ndaj Skopjes dhe 2:0 ndaj Vardarit), duke udhëhequr me 6 pikë të plota dhe goldiferencë 5:0
- Edhe kjo sfidë do të zhvillohet në kompleksin e FFM-së pa praninë e publikut për shkak të dënimit, ndërsa ekipi vazhdon të luajë jashtë Tetovës shkaku i punimeve për rinovimin e stadiumit të qytetit
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Portieri Babouccar Gaye dhe sulmuesi Marko Gjorgjievski mbeten jashtë kombinimit për këtë përballje për shkak dëmtimesh.
- Mbrojtësi Anes Meliqi mungon në këtë ndeshje për shkak të pezullimit me karton të kuq të marrë pas përfundimit të derbit ndaj Vardarit.
Në dyshim:
- Mbrojtësi Jovan Manev ndjen shqetësime për shkak të një dëmtimi në shpatull dhe aktivizimi i tij mbetet në pikëpyetje deri para ndeshjes.
FAKTE SHTESË
- Forma e mirë: Shkëndija nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë fillim sezoni në LPFMV, duke treguar stabilitet të lartë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
- Kundërshtari: Bregallnica e rikthyer këtë edicion në elitë vjen pas një fitoreje bindëse 4:0 ndaj Arsimit të Çegranit në Shtip, pasi në xhiron e parë u mposht 2:0 nga Vardari.
- Misioni kampionat: Pa ngarkesën e ndeshjeve ndërkombëtare, stafi teknik ka kthyer vëmendjen për të përgatitur maksimalisht takimin për të ruajtur ecurinë 100% të pikëve.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë përballje i është besuar arbitrit Vlatko Ilioski.

