
Kuqezinjtë kërkojnë rikthimin te zmbrapsja e rivalëve dhe te tri pikët e plota në fushën e Gostivarit, për të lënë pas dy xhirot e fundit pa fitore.
Shkëndija vs Bashkimi
• LPFMV | Xhiroja e 8-të
• Stadiumi | Stadiumi i Qytetit në Gostivar
• E premte | 18 shtator | ora 16:00
• Transmetimi | Arena Sport
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija zbret në Gostivar me synimin e vetëm për t’u rikthyer te zmbrapsja e rivalëve dhe te fitorja pas dy ndeshjeve pa triumf.
- Kuqezinjtë luajnë ndeshjen e parë si vendas në Gostivar, pas katër sfidave të para në FFM ku shfrytëzuan reflektorët për shkak të temperaturave të larta.
- Skuadra synon reagim të menjëhershëm pas humbjes me Tikveshin dhe barazimit me Arsimin për të mbrojtur kreun e renditjes.
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski është mungesa e vetme për këtë sfidë për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës.
Kthehet:
- Mesfushori Drilon Islami rikthehet në dispozicion pasi kaloj pezullimin prej një ndeshje nga kartoni i kuq i marrë ndaj Tikveshit.
FAKTE SHTESË
- Përplasja e formave: Pas 5 fitoreve rresht, Shkëndija kërkon kthesën, ndërsa Bashkimi vjen pas një ngritjeje me katër pikë në dy ndeshjet e fundit.
- Kundërshtari: Bashkimi e nisi sezonin me vonesë dhe 5 humbje, por u rikthye duke mposhtur Skopjen 2:1 dhe duke barazuar 3:3 me Vardarin.
- Faktori fushë: Ndeshja zhvillohet në Gostivar për shkak të punimeve për rikonstruksionin e stadiumit të qytetit në Tetovë.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë përballje i është besuar arbitrit Fatmir Bafto.

