SHKËNDIJA-BASHKIMI | LPFMV, JAVA E 29-TË

Kuqezinjtë kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat dhe Kupë, duke pritur Bashkimin e Kumanovës me synimin e vetëm për të mbajtur presionin maksimal në garën për titullin kampion.

Shkëndija vs Bashkimi

• LPFMV | Xhiroja e 29-të

• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Tetovë

• E hënë | 27 prill | ora 16:00

• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Pas fitores autoritare në Kavadar, Shkëndija synon të mbajë ritmin e lartë edhe në duelin e radhës në shtëpi
  • Ekipi vjen me moral të lartë pasi triumfoi edhe në mesjavë në aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës
  • Fitorja është detyrim për të shfrytëzuar çdo hap të gabuar të rivalëve direktë në këtë fazë finale të kampionatit

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Reshat Ramadani vazhdon të mbetet jashtë fushave pas këputjes së ligamenteve, dëmtim i cili e mban atë larg skuadrës deri në mbyllje të këtij sezoni.

Kthehet:

  • /

FAKTE SHTESË

  • Shkëndija vjen në këtë përballje pas një triumfi bindës 4:1 në transfertë ndaj Tikveshit, duke konfirmuar formën e shkëlqyer sulmuese
  • Gjatë mesjavës, kuqezinjtë tanë hodhën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës duke mposhtur Shkëndijën e Haraçinës me rezultatin 3:2
  • Bashkimi udhëton drejt Tetovës pas një disfate të rëndë 0:4 në shtëpi ndaj Strugës, rezultat që tregon vështirësitë e tyre në fazën defensive
  • Në dy përballjet e para të këtij sezoni mes veti, Shkëndija ka dominuar plotësisht duke fituar 2:1 në Tetovë dhe 3:1 në Kumanovë
  • Me 67 pikë të grumbulluara, kuqezinjtë vazhdojnë luftën “dhëmbë për dhëmbë” për kreun e renditjes, ku çdo gabim mund të kushtojë titullin
  • Sulmi i Shkëndijës mbetet më produktivi në ligë, duke shënuar mesatarisht mbi 2 gola për ndeshje në javët e fundit
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top