SHKËNDIJA – ARSIMI | LPFMV, JAVA E TRETË

Të dielën për herë të parë në një ndeshje zyrtare do të ndeshemi me Arsimin e Çegranit në një duel ku rivalitet do të ketë vetëm gjatë 90-të minutave të lojës. 

Shkëndija vs Arsimi
• LPFMV | Xhiroja e tretë
• Stadiumi | Stadiumi i Qytetit, Tetovë
• E dielë | 24 gusht | ora 17:00
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija synon vazhdimin e serisë pozitive në kampion, ku kemi dy fitore
  • Dueli me Arsimin vjen 3 ditë pas duelit me Ludogoretsin në Evropë
  • Arsimi i Çegranit ka barazim dhe humbje las dy xhirove të para në elitë

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Fiton Ademi dhe Kamer Qaka janë jashtë kombinimit për këtë ndeshje shkaku i lëndimeve. Shqetësime të lehta nga ngarkesat fizike ndjejnë Fabrice Tamba dhe Reshat Ramadani. Aktivizimi eventual i tyre do të vendoset para fillimit të ndeshjes.

Rikthehet:

  • Atdhe Mazari është federuar dhe do të jetë në kombinim për lojë. Stafi teknik do të vendos nëse do t’i jepet shansi për të debutuar. 

FAKTE SHTESË

  • Kuqezinjtë vijnë me super atmosferë pas sukseseve në Europë 
  • Edhe sezonin e ri e kemi nisur mbarë, me dy fitore në dy ndeshjet e para
  • Shkupi (5:1) dhe Makedonija Gj.P. (1:3) ishin dy viktimat e para të kuqezinjëve
  • Arsimi i Çegranit luan në elitë për herë të parë në historinë e tyre
  • Në start barazuan (1:1) me Bashkimin, ndërsa u mundën (1:2) nga Struga
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top