
Kuqezinjtë kthehen të luajnë në Tetovë pas triumfit ndaj Vardarit, pasi të hënën presim AP Breran në duelin e xhiros së 22-të në LPFMV.
Shkëndija vs AP Brera
• LPFMV | Xhiroja e 22-të
• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Tetovë
• E hënë | 9 mars | ora 14:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija synon vazhdim të serisë së pozitive, pasi kemi fituar 7 ndeshje rresht
- AP Brera duhet shikuar me kujdes, pasi luan mirë në gjysmësezonin pranveror
- Kuqezinjtë me fitore duan të shtojnë presionin ndaj vendit të parë
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Ronaldo Webster nuk ka të drejtë lojë për arsye pezullimi, pasi të enjten ndaj Vardarit mori dy kartona të verdhë (një gjatë ndeshjes dhe një pas përfundimit të takimit), që automatikisht është karton i kuq.
Kthehen:
- Arbin Zejnullai dhe Numan Ajeti kthehen në skuadër, pasi munguan me Vardarin shkaku i pezullimit me 5 kartona të verdhë.
FAKTE SHTESË
- Me atmosferë pozitive pas triumfit ndaj Vardarit, ekipi kërkon vazhdimësi
- Seria e fitoreve na ka afruar vetëm 1 pikë pranë pozitës së parë në renditje
- Stafi teknik kërkon kujdes nga lojtarët, për mos me ardhë deri te vetëkënaqësia
- Me paraqitje bindëse në terren, Shkëndijës i duhet vetëm fokusi maksimal
- Pesë fitore rresht kemi në pranverë, në kampionat total fitojmë 7 ndeshje me rradhë
- AP Brera mban vendin e 7 me 27 pikë (7 fitore, 6 barazime, 8 disfata)
- Në 5 ndeshje pranverore, Brera ka 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje
- Dy fitoret pranverore të Brerës janë 0:2 në transfertar me Bashkimin dhe Arsimin
- Shkëndija në janar luajti test me AP Breran në Shkup, duke fituar 3:0

