SHKËNDIJA 1-0 EUROPA FC Rezultat i përgjithshëm 6:0 | Eliminatoret e Conference League

Kuqezinjtë mposhtën 1:0 Europa FC dhe me rezultat të përgjithshëm 6:0 vazhdojnë rrugëtimin në UEFA Conference League.

  • Shkëndija me fitore konfirmon kualifikimin në raundin e dytë
  • Golin e vetëm të takimit e shënoi Vane Kërstevski në minutën e 86-të
  • Në xhiron e ardhshme luajmë me NK Bravo nga Sllovenia

Shkëndija ka siguruar me meritë kualifikimin në raundin e dytë eliminator të UEFA Conference League, pasi pas fitores 5:0 në Gjibraltar, triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit me rezultat minimal 1:0 ndaj Europa FC.

Ndeshja u zhvillua nën kontrollin e plotë të skuadrës sonë, ndërsa rasti më i mirë erdhi në minutën e 66-të, kur Arbin Zejnullai goditi traversën. Goli i fitores u realizua në minutën e 86-të, kur Vane Kërstevski, pas një aksioni individual, depërtoi në zonë dhe me një goditje të saktë mposhti portierin kundërshtar për të vulosur edhe fitoren e dytë ndaj ekipit nga Gjibraltari.

Me rezultat të përgjithshëm 6:0, Shkëndija avancon në raundin e dytë eliminator, ku do të përballet me skuadrën sllovene Bravo. 

Ndeshja e radhës

NK Bravo-Shkëndija

Lubljanë | 23 korrik 2026 | 20:45

SHKËNDIJA – EUROPA FC 1:0 (0:0)

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

Arbitër: Anton Lashuk (Bjellorusi)

Golashënues: Kërstevski 86’ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Fetai, Islami (Ceka 89’’), Dimovski, Rafa, Zejnullai (c) (Ramadani 86’), Krasniqi, Kryeziu (Isa 71’), Tamba (Kërstevski 71’), Ndezngue (Ibraimi 71’).

Trajner: Artim Pollozhani

EUROPA FC: Lopez, Vicente, Quintana, Landu (Vigolo 72’), Mouelhi (c), Bautista, Heredia (Caballero 60’), Drammeh, Fernandez (Yeo 90’+2), Ruiz (Labra 72’), Di Piedi (Carmona 60’).

Trajner: Michele Di Piedi

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top