SHKËNDIJA 0-0 VARDARI | LIGA E PARË, Xhiroja e 11-të

Dueli i xhiros së 11-të ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit solli barazim pa gola, për ndarje të pikëve, me kuqezinjtë tanë që ruajnë pozitën e parë në tabelën e LPVMV-së.

  • Shkëndija dhe Vardari ndajnë pikët në një duel pa gola 0:0
  • Shkëndija humbi disa mundësi shënimi në pjesën e parë
  • Ndzengue realizoi në minutën e 30-të, por goli anulohet për offside
  • Vardari mbrohej dhe rastin e kërkonte në kundërsulm, por Gaye ishte në nivel
  • Në fund të ndeshjes Vardari shënoi dy herë, por intervenoi VAR me dy pozita jashtëloje

Shkëndija dhe Vardari kanë barazuar 0:0 në përballjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Të dyja skuadrat krijuan mundësi për të shënuar, ndërsa në fund VAR-i anuloi dy gola të Vardarit për pozicion jashtë loje, para se të parën na u hoq edhe neve një gol për offside.

Shkëndija e nisi ndeshjen me synimin për të marrë iniciativën dhe u kanos që në minutën e 8-të, kur goditja e Krasniqit u prit nga portieri Taleski. Në minutën e 10-të super aksion i tanëve, por Ndzengue i heq topin nga këmba Kërstevskit. Dy minuta më vonë, Vardari u kundërpërgjigj, por portieri Gaye reagoi me sukses ndaj goditjes me kokë të Najdovskit.

Në minutën e 24-t, Zejnullai provoi të befasonte Taleskin nga mesi i fushës, por topi përfundoi jashtë kuadratit. Gjashtë minuta më vonë, Shkëndija arriti të dërgonte topin në rrjetë me anë të Nzeguevas, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Deri në përfundim të pjesës së parë, kuqezinjtë krijuan edhe dy mundësi të tjera. Krasniqi goditi mbi traversë, ndërsa tentativa me parabolë e Ndzengues nuk përfundoi në rrjetën e Vardarit.

Shkëndija vazhdoi të kërkonte golin edhe pas pushimit. Pas një harkimi të Krasniqit, Meliqi goditi me kokë, por topi kaloi pranë portës së Taleskit. Në minutën e 53-të, Gaye u dallua me një pritje të shkëlqyer pas goditjes së Zakariqit, duke mbajtur të paprekur rrjetën e kuqezinjve.

Shkëndija vijoi të kërkonte hapësira për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa një nga mundësitë e radhës erdhi me Trumçin, goditja e të cilit me të majtën u ndal nga Taleski. Në minutën e 73-të, edhe goditja e lirë e Dimovski nuk gjeti kuadratin.

Në minutat e fundit, Vardari arriti të dërgonte topin dy herë në rrjetë pas kundërsulmeve të shpejta. Megjithatë, në të dyja rastet, pas ndërhyrjes së VAR-it, golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Kështu, përballja mes Shkëndijës dhe Vardarit u mbyll me rezultatin 0:0, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë në duelin e xhiros së 11-të.

Ndeshja e radhës

Bregallnica-Shkëndija

Shtip | 31 Tetor 2026 | 14:00

SHKËNDIJA-VARDARI 0:0

Stadiumi i qytetit në Gostivar

Gjyqtar: Stojançe Trpçevski

Golashënues: /

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Manev, Meliqi, Dimovski (Gjorgjievski 85’), Zejnullai (c), Rafa, Krasniqi, Kryeziu, Kërstevski (Tamba 46’), Ndzengue (Ibraimi 46’).

Trajner: Artim Pollozhani

VARDARI: Taleski, Manevski, Matiq, Najdovski, Babunski, Nikollov, Omeragiq (c), Zakariq (Spahiu 76’), Jankulov, Danev, Pires. 

Trajner: Miodrag Bozhoviq

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top