
Kuqezinjtë të enjten në Samsun të Turqisë synojnë të përmbysin humbjen 1:0 nga Samsunspori në ndeshjen e dytë të play offit të UEFA Conference League.
Samsunspor vs Shkëndija
• Conference League | Play Off
• Stadiumi | “19 Mayıs Stadium”, Samsun
• E enjte | 26 shkurt | ora 18:45
• Transmetimi | Super Sport 3
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija si kurrë më parë, nesër luam ndeshjen e 16 evropiane në një sezon
- Në Samsun kërkojmë kompensim të humbjes 1:0 për vazhdim në Conference League
- Skuadra sonte zhvilloi seancën stërvitore në “19 Mayıs Stadium” të Samsunit
SITUATA NË SKUADËR
Mungon:
- /
Rikthehet:
- Pasi munguan kundër Sileksit për shkaqe dëmtimi, kthehen në dispozicion Ronaldo Webster, Imran Fetai dhe Mevlan Murati.
FAKTE SHTESË
- Kuqezinjtë po jetojnë sezonin më të suksesshëm në garat evropiane
- Kualifikimit historik në UEFA Conference League i shtuam avansim në play off
- Kjo është arritja më e madhe e një ekipi nga vendi ynë në Kupat e Evropës
- Nesër, Shkëndija luan ndeshjen e 16-të evropianë vetëm brenda këtij sezoni
- Dueli ndaj Samsunsporit është përballja e 69 e Shkëndijës në Europë
- Në Samsun futemi me negativë 1:0 nga ndeshja e parë, por besojmë në përmbysje
- Shkëndija në fundjavë mori fitoren e 3 në 3 ndeshjet e para kampionale në pranverë
- Kuqezinjtë mundën 2:1 Sileksin në Kratovë në duelin e ditës së dielë
- Samsunspori doli me barazim dëshpërues 0:0 në transfertën me Karagumrukun e vendit të fundit
- Italiani Simone Sozza është arbitër kryesor i takimit të nesërm

