
Historia tashmë është shkruar. Shkëndija të enjten debuton në fazën kryesore të UEFA Conference League. Në Madrid ndeshemi me Rayo Vallecanon.
Rayo Vallecano vs Shkëndija
• Conference League | Round 1
• Stadiumi | “Estadio de Vallecas”, Madrid
• E enjte | 2 tetor | ora 18:45
• Transmetimi | Super Sport 1
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija të enjten shkruan faqen më të lavdishme në Kupat e Evropës
- Në Madrid debutojmë në fazën kryesore të UEFA Conference League
- Në Spanjë s’jemi vetë, pasi drejt Madridit udhëtojnë edhe “Ballistët”
SITUATA NË SKUADËR
Mungon:
- Nuk kemi lëndime apo pezullime, të kompletuar hyjmë në duelin me Rayo Vallecano
Rikthehet:
- /
FAKTE SHTESË
- Kuqezinjtë për herë të parë në histori luajnë në fazën kryesore në Evropë
- Edhe për Rayo Vallecanon kjo është hera e parë që luajnë në Conference League
- Rivali nga La Liga nuk ka ndonjë përvojë në Evropë, hera e dytë pas vitit 2000
- Shkëndija nesër luan ndeshjen e 62-të evropiane, Rayo Vallecano të 15-ën
- Në mbi 60 ndeshje europiane, kjo do jetë përballja e parë me rival nga Spanja
- Vendasit do të kenë mbështetje të madhe nga publiku, 14 000 bileta të shitura
- Rayo gëzon formë të mirë, barazuan këtë sezon 1:1 me Barcelonën
- Reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Balliu një nga lojtarët kryesorë te Vallecano

