Raport mjekësor për Arbin Zejnullain

Pas dëmtimit të djeshëm, Zejnullai iu nënshtrua radiografisë, e cila fatmirësisht nuk evidentoi asnjë dëmtim serioz.

Në ndeshjen e xhiros së tretë të UEFA Conference League midis Shkëndijës dhe Jagiellonias (1:1), në minutën e 40-të të takimit, Arbin Zejnullai pësoi një goditje në fytyrë, pas së cilës humbi për disa momente vetëdijen.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të ekipit mjekësor, situata u vu menjëherë nën kontroll, ndërsa lojtari u zëvendësua për arsye sigurie.

Sipas raportit të stafit mjekësor të klubit, është vepruar në përputhje me protokollet dhe rekomandimet për lëndime të këtij karakteri. Ditën e sotme, Zejnullai iu nënshtrua radiografisë, e cila fatmirësisht nuk evidentoi asnjë dëmtim serioz.

Periudha e rikuperimit: lojtari do të pushojë për rreth 2-3 ditë, pas së cilës pritet të rikthehet në procesin stërvitor me skuadrën.

Klubi i uron Arbin Zejnullait rikuperim të shpejtë dhe kthim të shëndetshëm në fushë!

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top