Rafa debuton me gol në ligë, minutat e para kampionale edhe për Kryeziun, Dimoskin dhe Gjorgjievskin

Katër nga afrimet e verës të Shkëndijës regjistruan debutimin e tyre në startin e sezonit të ri me fanellën kuqezi. Braziliani Rafa e kurorëzoi paraqitjen me gol, ndërsa minutat e para zyrtare në kampionat i morën edhe Kryeziu, Dimoski dhe Gjorgjievski.

Shkëndija e nisi sezonin e ri në Ligën e Parë me fitore 3:0 ndaj Skopjes në duelin e zhvilluar të dielën në Shkup, ndeshje në të cilën disa nga afrimet e verës bënë debutimin e tyre me fanellën kuqezi.

Debutimin më të suksesshëm e pati braziliani Rafa, i cili në minutën e 75-të realizoi golin e tretë të takimit, duke vulosur fitoren 3:0 dhe duke lënë menjëherë gjurmë në paraqitjen e tij të parë kampionale me Shkëndijën.

Minutat e para zyrtare në kampionat i regjistruan edhe Almir Kryeziu, i cili e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti deri në minutën e 61-të, si dhe mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski, që gjithashtu ishte titullar dhe zhvilloi një paraqitje të plotë. Debutimin e tij me fanellën kuqezi e shënoi edhe sulmuesi Marko Gjorgjievski, i cili u inkuadrua në lojë (77’) në minutat e fundit të takimit.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top