
Të mërkurën në Shkup përballë Rabotniçkit zhvillojmë duelin e mbetur të xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor.
Rabotniçki vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e katërt
• Stadiumi | Stadiumi “FFM” në Shkup
• E mërkurë | 24 shtator | ora 15:30
• Transmetimi | RTVM
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija udhëton drejt Shkupit me ambice për të marrë fitoren e 5 sezonale
- Rabotniçki nisi keq sezonin, por xhirot e fundit ka marrë pak veten
- Ky duel duhej të luhet më 31 gusht, por Rabotniçki kërkoi shtyerje
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Klisman Cake ndjen dhimbje në kofshën e këmbës dhe për mos me rezikuar, stafi teknik në bashkëpunim me ekipin mjekësor kanë vendosur të mos jetë në kombinim për lojë. Shqetësime ndjen edhe Reshat Ramadani, i cili mbetet në dyshim dhe për aktivizimin eventual të tij do të vendoset para ndeshjes.
Rikthehet:
- Ibrahim Alhassan mungoi ndeshjen e fundit me Tikveshin pasi u kursye nga stafi teknik shkaku i lodhjes, mirëpo pasi është stërvitur me intensitet maksimal tashmë është në kombinim për lojë. E njejta vlen edhe për Kamer Qakën që ndeshjen me Tikveshin e lëshoi për arsye familjare.
FAKTE SHTESË
- Shkëndija futet në duelin me Rabotniçkin pas fitores së fundjavës me Tikveshin
- Rabotniçki në ndeshjen e fundit të dielën u mund 3:1 nga Vardari
- Kuqezinjtë kërkojnë fitore për t’iu afruar kreut të renditjes tabelare
- Nga 6 ndeshje, Rabotniçki numëron 1 fitore, 1 barazim dhe 4 disfata

