Prononcimi i Ndzengues para transfertës me Sileksin

Sulmuesi 26-vjeçar nga Gaboni, Fahd Ndzengue, foli për mediat në prag të ndeshjes së xhiros së pestë kundër Sileksit në Kratovë, e cila do të zhvillohet të premten nga ora 16:00. 

  • Fahd Ndzengue: Ndjehem shumë i lumtur, gjithçka po shkon mirë me mbështetjen e ekipit dhe trajnerit
  • Fahd Ndzengue: Mesazhi për të rinjtë: Duhet të besoni te vetja dhe të vazhdoni të punoni fort
  • Fahd Ndzengue: Kemi uri për të fituar çdo ndeshje dhe për t’u shpallur kampionë
  • Fahd Ndzengue: Ndaj Sileksit synojmë vetëm fitoren, ekipi është gjithmonë në vend të parë

Ndzengue po kalon një formë të shkëlqyer personale me 3 gola të shënuar në 4 ndeshjet e para të sezonit të ri, ndërsa Shkëndija kryeson kampionatin me efekt maksimal prej 12 pikësh. Në prononcimin e tij, sulmuesi kuqezi foli për besimin te puna, urinë e ekipit për titullin kampion dhe rendësinë e kësaj transferte të radhës.

…forma personale dhe starti i sezonit…

Fahd Ndzengue: “Po, sigurisht me kujtohet premtimi se do bëj shumë gola dhe jam shumë i lumtur tani. Gjithçka po shkon mirë. Edhe pse mbase disa gjëra në sezonin e shkuar nuk shkuan mirë, me mbështetjen e ekipit dhe trajnerëve gjithçka po funksionon. Mendoj se ky sezon do të jetë me të vërtetë i veçantë.”

…rëndësia e besimit te puna, mesazh për të rinjtë…

Fahd Ndzengue: “Kur nuk jeni në një periudhë të mirë, duhet së pari të vazhdoni të besoni te vetja dhe të vazhdoni të punoni fort. Sepse si sulmues, së pari duhet të besosh te vetja se mund të shënosh dhe golat do të vijnë. Thjesht besoni te vetja, punoni fort dhe me kalimin e kohës golat vijnë.”

…ecuria prej 4 fitoreve, motiv për vazhdimësi…

Fahd Ndzengue: “Sigurisht që duhet të vazhdojmë kështu. Nuk bëmë mirë në Conference League, kështu që i gjithë ekipi është shumë i uritur. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje, duam të bëhemi kampionë madje edhe para fundit të kampionatit. Kështu që nis që tani nga fillimi dhe besoj se ky do të jetë një sezon shumë i mirë për ne.”

…ndeshja ndaj Sileksit dhe synimi i ekipit…

Fahd Ndzengue: “Parasegjithash duam fitoren. Kemi nevojë për fitore, kështu që mendoj se ndeshja do të jetë e mirë. Kam besim te shokët e ekipit dhe te stafi. Le të shkojmë dhe ta fitojmë këtë ndeshje, kjo është e vetmja gjë që mund të me them, të shkojmë për fitore dhe të vazhdojmë kështu.”

…gol personal apo fitore e ekipit…

Fahd Ndzengue: “Sigurisht, fitorja e ekipit mbetet primare. Edhe nëse nuk shënoj por ekipi fiton, është mirë. Ekipi është para gjithçkaje, objektivi i ekipit është mbi çdo individ. Nëse shënoj është mirë për mua sepse jam sulmues, por nëse ekipi fiton dhe dikush tjetër shënon, përsëri është mirë sepse ekipi është mbi të gjithë. Duhet të bëjmë gjithçka për ekipin, ekipi është i pari.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top