Prononcimi i Arbin Zejnullait para ndeshjes së xhiros së 9-të me Shkëndijën e Haraçinës

Pas pushimit tre-javor në kampionat për shkak të ndeshjeve të reprezentacioneve, Zejnullai ka folur për përfitimet e kësaj pauze, rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar dhe qasjen e skuadrës për këtë duel.

  • Zejnullai: Pauza tre-javore na bëri mirë për të analizuar gabimet dhe për t’u rikuperuar
  • Zejnullai: Intensiteti i stërvitjeve dhe ndeshjeve miqësore na ka mbajtur në formë të mirë
  • Zejnullai: Respekt maksimal për vëllezërit tanë, më meritori le të fitojë ndeshjen

Mesfushori i KF Shkëndija, Arbin Zejnullai, ka dalë para mediave në konferencën zyrtare për shtyp në prag të sfidës së xhiros së nëntë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija do të jetë mysafire e Shkëndijës së Haraçinës në Çair të dielën nga ora 13:00.

…përfitimet nga pauza tre-javore dhe gjendja e grupit…

Arbin Zejnullai: “Mendoj që na ka bërë mirë, pasi që edhe lojtarët që kanë qenë të dëmtuar janë rikuperuar. Plus që kjo pauzë tre-javore gjithmonë të jep mundësi që t’i analizosh edhe gabimet edhe të përmirësosh diçka nga ndeshjet që do t’i bësh. E kemi bërë atë bashkë me stafin, lojtarët, të gjithë kemi bërë analiza, ku kemi gabuar dhe ku mund të përmirësohemi që në të ardhmen, në ndeshjet në vazhdim të jemi në nivel sa më të lartë. Besoj që shpresoj që na ka bërë mirë.”

…ruajtja e formës përmes ndeshjeve miqësore…

Arbin Zejnullai: “Po, po, gjithmonë kur ka pauzë ndërkombëtare, intensiteti i stërvitjeve rritet, plus shto faktin e ndeshjeve miqësore, pasi kemi pasur dy ndeshje miqësore dhe mendoj që forma garuese, intensiteti është rritur. Kemi stërvitur mirë, plus që kemi marrë intensitet edhe në ndeshje, kështu që mendoj se ekipi është ok.”

…sfida me Shkëndijën e Haraçinës…

Arbin Zejnullai: “Po, siç e dimë, vetë objektivi i klubit, objektivi jonë të detyron që në çdo ndeshje të kërkosh fitoren, në çdo ndeshje të jesh i lumtur vetëm me tre pikëshin. Për të analizuar kundërshtarin, e kemi analizuar dhe thjesht e vetmja gjë që duhet të bëjmë ne është që të besojmë në detyrat që na jep stafi, t’i përmbushim detyrat që na jep stafi. Besoj se në fund nuk do të kemi probleme dhe shpresoj që nesër tre pikëshi të jetë i yni.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top