Press pas ndeshjes | Jeton Beqiri flet pas fitores ndaj Ludogoretsit

Tjetër mbrëmje për histori për Shkëndijën që fiton 2:1 me përmbysje Ludogoretstin e Bullgarisë. Latifi (35’) dhe Ibraimi (60’) na dhanë fitoren, duke kthyer rezultatin pas epësisë së miqve më minutën e 18-të me golin e Duartes. 

…fitorja…

Jeton Beqiri: “Ishte një ndeshje e bukur dhe një fitore e bukur e Shkëndijës, për shkak se u arritë me një lojë pozitive. Gjithmonë gabimet në futboll ekzistojnë, bëmë disa lëshime në mbrojtje, por duke pasur parasysh se kundër cilit kundërshtarë luajmë edhe gabime dhe pakujdesitë më të vogla, ato kanë mundësi ta dënojnë. Unë mendoj që ekipi kundërshtar është akoma favorit për këtë dy luftim, por ne do të mundohemi edhe në ndeshjen e kthimit ta japim maksimumin, do të mundohemi që ti kryejmë detyrat, ta respektojmë fanellën, të tregojmë ndeshje të bukur dhe pse jo mos të kualifikohemi.”

…çelësi i suksesit…

Jeton Beqiri: “Unë mendoj që bëjmë atë që duhet të bëjmë. Kemi një ekip cilësor, ekip i cili edhe përkrahë mungesës së Fiton Ademit dhe Kamer Qakës, të cilët munguan për shkak lëndimeve, din të luaj. Unë mendoj se çdo futbollist që është pjesë e Shkëndijës, meriton që të luaj dhe Shkëndija ka një lloj identiteti dhe unë vetëm atë mundohem ta respektoj, Shkëndijë serioze, Shkëndijë sulmuese. Besoj që futbollistët janë që bëjnë mirë në këtë momente, teksa ne tjerët vetëm bëjmë punën tonë dhe mundohemi që të japim maksimumin. Kjo është më e rëndësishme. Por, ka edhe ditë të këqija, ne duhet të mendojmë edhe për rezultatet kur janë negative, megjithatë një përparësi e imja dhe ekipit është se ka një kohë që jemi bashkë dhe thuajse çdo moment unë i di problemet dhe ato e dinë se çka mendoj unë, ku gjithashtu edhe unë e di në momente të veçanta për çfarë ka nevojë ekipi. Besoj që me grupin që kemi dhe me një, dy ose tre futbollistë që do të na bashkohet në ditët në vijim, besoj që do të kemi një Shkëndijë serioze si në kampionat, Kupë dhe Kupat e Europës.”

…orari i ngjeshur…

Jeton Beqiri: “Mendimi im është se nëse anulojmë ndeshjet, atëherë është një lloj mos respekti edhe ndaj futbollistëve, për shkak se ne kemi 25 futbollist të cilët stërviten me shumë përkushtim dhe janë futbollistë cilësorë, ku ne kemi mundësi për rotacion dhe të ju japim mundësi edhe disa futbollistëve tjerë. Besoj që nuk është lëvizje e duhur kjo anulimi i ndeshjeve në kampionat, për shkak se pastaj këto ndeshje do të grumbullohen dhe do të kemi të njejtin problem, kështu që unë preferoj që problemet ti zgjidhim një mbas një, të luajmë në Europë, të luajmë në kampionat, të luajmë edhe në Kupë. Do të thotë të luajmë tek të gjitha ku na jepet mundësia, për shkak se fundja ne paguhemi për këtë punë, ku edhe futbollistët, por edhe ne duhet të japim maksimumin për çdo ndeshje të radhës.”

…paralajmëron emra të ri…

Jeton Beqiri: “Normalisht se futbollisti (Mazari) që u prezantua nga ekipi nesër (sot, e premte) do ti bashkohet skuadrës në stërvitje, ku besoj se do të jetë një vlerë e shtuar e ekipit. Kjo, jo që nuk jam i kënaqur me futbollistët që kam në dispozicion, përkundrazi jam shumë i kënaqur me grupin, por ajo që ne do të luajmë në tre kompeticione si në Europë, në kampionat dhe në Kupën e Maqedonisë, na bën që të mendojmë dhe të afrojmë një apo dy futbollist tjerë, për shkak se do të vinë dëmtime akoma më shumë, do të kemi edhe kartona e pezullime të futbollistëve, gjëra që janë pjesë e lojës.”

…motivimi i skuadrës, Tamba…

Jeton Beqiri: “Patjetër që do të mundohemi që çdo futbollistit ti japim shansin, pasi ato punojnë shumë, unë merrem shumë me ata, ju bërtas në momente të veçanta dhe i qortoj për shkak se kërkojë që nga dita në ditë të jenë më të mirë. Ndërkohë, sa i përket informacionit që keni për Tambën, besoj që është i gabuar, pasi ai vazhdon të jep maksimumin dhe vazhdon të luaj jo vetëm në ndeshjen e ardhshme, por besoj se do të luaj edhe shumë ndeshje tjera për Shkëndijën.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top