Press pas ndeshjes | Jeton Beqiri flet pas duelit me Slovan Bratislavën

Shkëndija ka marrë fitore të madhe në Shkup, duke fituar 2:0 Slovan Bratislavën në duelin e xhiros së 5-të në UEFA Conference League.  Autogoli i Kenan Bajriçit zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1) Sebastian Spahiu shënoi për 2:0.

…fitorja…

Jeton Beqiri: “Mendoj që ishte një paraqitje shumë e mirë e jona si skuadër dhe besoj që futbollist me shumë precizitet arritën t’i kryejnë të gjitha detyrat e dhëna nga ne si stafi teknik para ndeshjes. Ne bëmë analizë dhe kishim ide dhe informacion se çfarë stili të lojës praktikon ekipi i Slovanit. Ju thashë që jam i kënaqur me lojën, jam i kënaqur me fitoren, por do të kisha dashur që të kishim shënuar akoma më shumë ndonjë gol, pasi kishim raste shumë të pastra, por kështu e ka futbolli. Sa i përket situatës tjetër, nuk pajtohem se e kemi siguruar kualifikimin, pasi ne kemi edhe një ndeshje dhe varemi edhe nga ndeshjet tjera. Por, shpresojmë dhe kam besim se skuadra edhe në ndeshjen e fundit do të bëjë maksimumin.”

…ndeshja më e mirë…

Jeton Beqiri: “Nuk pajtohem me këtë konstatim, nuk ishte ndeshja më e mirë, por ishte ndeshja më spektakolare.”

…tifozeria…

Jeton Beqiri: “Besoj që ndikojnë shumë rrethana sa i përket tifozëve. Unë nuk do të futem në analiza më të thella, pasi kur na u kanë dashur tifozët, ata gjithmonë na kanë përkrahur, veçanarisht tifozët fantastik ‘Ballistët’. Besoj me mënyrën se si luan Shkëndija dhe çfarë futbolli tregon në çdo ndeshje, mendoj që meriton më shumë tifozët.”

…AEK Larnaca…

Jeton Beqiri: “Ne nuk lëmë asgjë në rastësi sa i përket analizave të skuadrave. Të jem i sinqertë, ishim të fokusuar tërësisht te Slovan Bratislava, por pavarësisht asaj, unë i’a kam hedhur një sy edhe ekipit të AEK Larnacës, kam parë disa ndeshje. Bisedohet për një skuadër shumë cilësore, për një kampionat shumë cilësor. Unë besoj se në këto nivele, Shkëndija ka shanse për pikë thuajse ndaj çdo skuadre, por vetëm nëse ne jemi në nivelin e duhur. Besoj që motivi dhe futbollistët për një përformancë tjetër të shkëlqyer do të jetë shumë i madh.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top