Press pas ndeshjes | Jeton Beqiri flet pas duelit me Shelbourne FC

Shkëndija merr fitoren e parë dhe historike në fazën kryesore të UEFA Conference League, duke mundur 1:0 Shelbourne FC nga Irlanda. Një autogol i mbrojtësit Patrick Barrett në minutën e dytë të kohës shtesë na dha tre pikët e para, nga një ndeshje që la për të dëshiruar në aspekt të paraqitjes në terren. 

…fitorja…

Jeton Beqiri: “Është kënaqësi e madhe, pasi marrim fitoren e parë në Ligën e Konferencës dhe për mua personalisht paraqet një kënaqësi të veçant për shkak se këtë e arrijë me një ekip si Shkëndija, ku për mua është më shumë se një klub. Gjithashtu dua të potencoj se e rëndësishme shumë në këtë moment është se ndonjëherë edhe ekipi kur nuk është në formën maksimale të marrim tre pikët, dhe sipas mendimit tim, sot fati ishte në anën tonë. Por, mbi të gjitha e rëndësishme është fitorja.”

…performanca…

Jeton Beqiri: “E rëndësishme është fitorja, sa i përket performancës së ekipit normalisht se nuk jam i kënaqur. Prisja një perfomancë më të mirë apo lojë më të mirë, por luajnë dy ekipe shumë të kundërta në aspektin e futbollit, kishim përballë një kundërshtarë si ekipi i Shelbournit që meriton respekt maksimal për mendimin tim. Janë ekip shumë të fortë fizikisht, megjithatë mbi të gjitha në fund të ndeshjes e rëndësishme është fitorja. Pajtohem plotësisht ishim me fat, por besoj që fati ndonjëherë i ndjek ata të cilët e kërkojnë më shumë. Sipas mendimit tim, ne kemi shumë hapësirë për të luajtur më mirë dhe mendoj në ndeshjet e radhës do të kemi një performancë më të mirë se kjo e natës sotme.”

…përjetimi i golit…

Jeton Beqiri: “Emocione gjithmonë ekzistojnë në futboll. Unë jam nga ato trajnerët që e kontrolloj veten, gjatë gjithë situatave, pavarësisht se unë nuk festoj golat e shënuar asnjëherë, gëzimi dhe emocioni pozitiv brenda vetes ekzistojnë, pasi të shënosh gol në minutat shtesë është diçka e jashtëzakonshme. Por mos të mendojmë se kemi të bëjmë me kundërshtar të dobët. Në këtë Ligë, nuk ekzistojnë kundërshtarë të dobët apo të lehtë, për shkak se gjithmonë shohim rezultatet. Këta kur kanë luajtur me ekipet kundërshtare kanë bërë mirë dhe unë jam i kënaqur me tre pikëshin e fituar sot.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top