
Shkëndija luajti ndeshje të luftuar, mirëpo doli e mundur 1:0 nga Samsunspori në takimin e parë të play offit të UEFA Conference League. Turqit fituan me golin e vetëm të Mouandilmadjit në minutën e 77-të, me kuqezinjtë që humbën disa mundësi të mira shënimi. Kështu ndeshjen e kthimit pas një jave në Turqi e nisim me negativë minimale.
…ndeshja…
Jeton Beqiri: “Ne kishim përballë një skuadër shumë cilësore, por unë dua të merrem me skuadrën time. Mendoj se Shkëndija nuk ishte në maksimumin e vet sonte, nuk patëm paraqitjen më të mirë të mundshme. Normalisht në të njejtën kohë, nuk dua të përulë perfomancën e kundërshtarit, pasi të jemi korrekt, ishin skuadër më i mirë në fushë dhe një nga ato rastet që kishin i shfrytëzuan. Teksa ne, dy tre raste të mira që kishim nuk arritëm të shënojmë. Në këtë situatë kur luan me kësi lloj skuadra cilësore, nëse nuk arrin të shënosh nga ato rastet e pastërta, atëherë rezultati përfundimtar do të jetë negativ.”
…ndeshja e kthimit…
Jeton Beqiri: “Si fillim duhet të fokusohemi për ndeshjen e ditës së diel në kampionat, pastaj për ndeshjen e kthimit do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të shpresojmë në një perfomancë më të mirë nga skuadra jonë.”

