Press pas ndeshjes | Jeton Beqiri flet pas duelit me Dritën

Shkëndija u mund mbrëmë 1:0 nga Drita e Gjilanit në Prishtinë në duelin e katërt të fazës kryesore të  UEFA Conference League. Arb Manaj (20’) shënoi golin e vetëm të takimit, që solli super atmosferë në tribuna.

…ndeshja…

Jeton Beqiri: “Dua të uroj ekipin e Dritës për fitoren dhe i dëshiroj sukses më tutje. Ne ishim dominues gjatë 90-të minutave, por në këto gara, në këto nivele, për momentin kur pranohet gol ashtu si pranuam ne, një gol shumë të lehtë, do të thotë nuk mund të shpresosh për rezultat më pozitiv. Pavarësisht se kishim shumë kohë për të reaguar, pavarësisht dominimit në lojë, krijuam disa raste dhe në momente të veçanta ishim edhe të pafat, por megjithatë ekipi me përvojë i Dritës arriti të menaxhoj ndeshjen dhe morën tre pikët për të cilët unë i përgëzoj.”

…kualifikimi…

Jeton Beqiri: “Besoj që derisa ekzistojnë mundësitë matematikore, pavarësisht se çdo kundërshtar në këto nivele është kundërshtar është i fortë, ne do të tentojmë të marrim pikë, të cilat do të na mundësojnë pastaj edhe kualifikimin.”

…atmosfera…

Jeton Beqiri: “Jashtë futbollit ishte një ndeshje mjaftë cilësore dhe një atmosferë shumë të mirë të cilën e krijuan të dy tifozeritë. Tifozët tanë “Ballistët” të cilët ishin të jashtëzakonshëm dhe ato të Dritës krijuan një atmosferë shumë të mirë dhe të njejtën ne e ndjemë se ishte diçka e bukur.”

…humbja…

Jeton Beqiri: “Normalisht një ndeshje ka tre rezultate. Ne ishim të përgatitur për një rezultat pozitiv, për fitore apo minimalisht mos të humbisnim, por ashtu si shkoj ndeshja ne mbetem pa pikë dhe duhet të analizojmë situatat për ndeshjet e ardhshme”

…paraqitja…

Jeton Beqiri: “Ekzistojnë momente kur kemi rënie të lojës, por edhe rënie të përqendrimit që pastaj edhe sjellin gola të pranuar në mënyrë shumë të çuditshme. Si në ndeshjen me Jagellionian si në ndeshjen e sotme janë gola të cilat skuadra si e jona me cilësi duhet ti evitojë patjetër.”

…dy ndeshjet e fundit…

Jeton Beqiri: “Çdo skuadër këtu në Ligën e Konferencës është e fuqishme. Ne tani në situatën që kemi me katër pikë, duhe të tentojmë githçka për gjithçka.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top