
Mbrojtësi kuqezi Klisman Cake ka folur për mediat në konferencën për shtyp para ndeshjes së xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, të dielën me Vardarin në Tetovë. Përballja luhet në stadiumin e qytetit me fillim në orën 14:00.
…përballja e të dielës…
Klisman Cake: “Është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne, e presim me atmosferë të mirë dhe presim që të fitojmë. E dimë të gjithë lojtarët, i gjithë qyteti çfarë rëndësie ka kjo ndeshje për ne, është derbi dhe duhet të japim maksimumin. E dimë se publiku do të jetë në numër të madh dhe presim mbështetje të fortë. Uroj mos bien pre e provokimeve që mundohen gjithmonë të na bëjnë neve, si bredna ashtu edhe jashtë fushe. Të na mbështesin dhe të arrijmë të fitojmë, sepse e vetmja mënyrë për të na ndalur janë provokimet.”
…mesazhi për publikun…
Klisman Cake: “Po, pak a shumë është një mesazh që të jenë të bazuar vetëm te ne, t’i injorojmë provokimet që mund të vijnë nga palët tjera. Të fokusohen vetëm te ne, për të fituar ndeshjen dhe të festojmë së bashku.”
…reagimi pas humbjes…
Klisman Cake: “Patjetër se skuadra është e gatshme psiqikisht për të reaguar, e kam thënë edhe në të tjera intervista se ne kemi ditur të ringrihemi në situata si kjo. Me Gostivarin ishte një ditë “JO” që nuk ndodh shpesh, pasi patëm shumë shanse, tre shtylla dhe fati nuk ishte në anën tonë. Me pak fjalë ishte një ditë “JO”. Por e përsëris e shoh ekipin të gatshëm dhe me fokus 100% për të reaguar nesër.”
…premtimi…
Klisman Cake: “Premitimi i vetëm është që do të japim maksimumin, do japim 100% nga vetja që në fund të festojmë së bashku”.

