Press para ndeshjes me Vardarin | Aleksandër Trumçi 

Mbrojtësi shkodran i Shkëndijës para mediave ka potencuar atmosferën pozitive në ekipin kuqezi, mirëpo njëkohësisht fton në kujdes dhe seriozitet në çdo duel që pason, duke llogaritur faktin ae kundërshtarët ndaj Shkëndijës futen me 200% të mundësive të tyre. Duke respektuar çdo ndeshje ekipi udhëton për përballjen e xhiros së 24-t të elitës vendore. 

Dueli Vardari-Shkëndija luhet të premten në kompleksin e Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në Aerodrom të Shkupit me fillim në orën 15:00. 

…seria pozitive në pranverë…

Aleksandër Trumçi: “Po është e vërtetë, atmosfera në ekip është shumë e mirë pasi kemi seri të rezultateve pozitive dhe ekipi po shkon mjaft mirë. Mendoj se do i’a arrimë objektivit që kemi. Nesër kemi ndeshjen me Vardarin, e kemi analizuar ekipin kundërshtarë mjaft mirë. Është ekip serioz, por ne shkojmë për fitore.”

…gati për Vardarin…

Aleksandër Trumçi: “Po, ekipi gjithmonë është i gatshëm për çdo ndeshje dhe të gjithë e dimë rëndësinë e këtij takimi që është një derbi. Kundërshtari është ekip serioz dhe ne do të shkojmë të japim maksimumin tonë. Besoj se do të kthehemi me rezultat pozitiv.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top