Press para ndeshjes me Strugën | Klisman Cake

Shkëndija-Struga është derbi i xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi Klisman Cake beson se ekipi është gati për tu përgjigjur në lartësinë që kërkon kjo përballje, derisa me mbështetjen e publikut duket i bindur për të arkëtuar tre pikët. 

Përballja luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00. 

…shënon Cake në derbi…

Klisman Cake: “Po InshaAllah. Shpresoj të shënoj dhe të fitojmë.”

…përgatitjet…

Klisman Cake: “Gjërat kanë ecur mirë pavarësisht se nuk kemi shumë kohë për tu përgatitur duke ditur se kemi ndeshje çdo të tretën ditë. Por jemi në atmosferën e duhur dhe përgatitjet kanë shkuar mirë duke pritur të gatshëm lojën e nesërme.”

…s’pranojmë gol 4 ndeshje rresht…

Klisman Cake: “Kjo ecuri është meritë e gjithë ekipit dhe jo vetëm e mbrojtjes, pasi mbrojtja e mirë nis nga sulmi. Kemi qenë të gjithë kompakt duke menaxhuar mos pësojmë gol. Ky fakt na jep më shumë vetëbesim për ndeshjet e ardhshme.”

…sulmi ndaj Strugës…

Klisman Cake: “Padyshim se po. Pavarësisht se ne kemi lojtarë shumë të mirë në sulm, mund të kenë pasur një ngërç të vogël në dy ndeshjet e fundit. Jam i sigurtë se do të zhbllokohen së shpejti, pasi dihen cilësitë e tyre”.

…Struga me formë të ndryshueshme…

Amir Nuhija: “Normalisht se duhet të kemi kujdes maksimal, jo vetëm pasi kanë humbur, por edhe nëse do fitonin ne do të hynim njësoj në lojë. Janë kampion në fuqi, por ne duam fitoren dhe asgjë tjetër”.

…beson se kuqezinjtë janë ekip më cilësor…

Klisman Cake: “Besoj se po. Jam 100% i sigurtë se jemi ekip më cilësor jo vetëm se Struga, por edhe se çdo skuadër tjetër e kampionatit”.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top