
Të mërkurën në Strugë luajmë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndeshjen e parë në Tetovë e fitoi Struga 2:1 dhe tani Shkëndija udhëton për të përmbysur negativën në kërkim të kualifikimit në finale të Kupës.
Takimi Struga-Shkëndija luhet në stadiumin e qytetit në Strugë, me fillim në orën 16:00.
…Struga …
Fiton Ademi: “Skuadra është e gatshme për të treguar lojë të mirë dhe për të marrë rezultat pozitiv. Pavarësisht se kemi rezultat negativ nga ndeshja e parë e luajtur në Tetovë, ne shkojmë në Strugë për të dhënë maksimumin për të bërë përmbysje.”
…negativa 2:1…
Fiton Ademi: “Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, pasi ndeshja e parë u mbyll me negativë për ne. Duke pa rezultatet në kampionat, Struga rrugën e vetme për në Evropë e sheh përmes Kupës dhe do të tentojnë t’ia dalin. Por ne shikojmë punën tonë, shkojmë që të japim maksimumin dhe ta provojmë përmbysjen.”
…e kapshme finalja…
Fiton Ademi: “Po, mendoj se po!”

