Press para ndeshjes me Shkupin | Besart Ibraimi

Derbi i madh shqiptar luhet të mërkurën në Tetovë kur Shkëndija pret Shkupin në takimin e  xhiros së 16-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë synojnë fitoren e radhës përballë një Shkupi në moment jo aq pozitiv, derisa takimi përveç garës në terren, zgjon interes të madh për paralajmërimin e spektaklit nga dy tifozeritë “Ballistët” e “Shvercerat” në vigjilie të festës kombëtare “28 Nëntorit”. 

Kapiteni Besart Ibraimi ka folur para mediave për duelin Shkëndija-Shkupi që luhet nesër (e mërkurë) në Tetovë me fillim në orën 13:00. 

…kthimi nga dëmtimi…

Besart Ibraimi: “Sigurisht se jam i lumtur që jam kthyer, por akoma më shumë më gëzon fakti që skuadra i merr pikët dhe ecim mirë.”

…në lojë pas lëndimit të Ademit…

Besart Ibraimi: “Është për të ardhur keq që Fiton Ademi sërish doli i dëmtuar, por unë çdo herë jam i gatshëm të jap maksimumin në çdo aspekt për të krijuar sa më shumë atmosferë pozitive që skuadra të fitojë.”

…impakti motivues te bashkëlojtarët…

Besart Ibraimi: “Unë çdo herë mundohem që të kontribuoj në çdo aspekt. Vërtet kur shikoj se edhe bashkëlojtarët kanë një tjetër frymëmarrje kur jam unë aty, ky fakt më gëzon akoma më shumë.”

…Shkupi…

Besart Ibraimi: “Është derbi i madh shqiptar, për ne si futbollistë është kënaqësi të luajmë ndeshje si kjo. Më gëzon fakti se do të jenë dy tifo grupet bashkë dhe shpresoj të jemi shembull për të mirë. Në terren le të fiton më i miri.”

…për kuqezinjtë opsion vetëm fitorja…

Besart Ibraimi: “Luajmë në shtëpi, do të kemi edhe përkrahjen e publikut, si që themi për ne ‘lojtari i 12-të’. Besoj të jenë në numër sa më të madh, të na japin mbështetje dhe në fund ta fitojmë këtë ndeshje.”

…tifozeritë bashkohen për festat e Nëntorit…

Besart Ibraimi: “E thash pak më parë, është kënaqësi t’i shohësh bashkë tifozeritë. Ne jemi vëllezër mes veti dhe kur i shohim në këtë mënyrë të organizohen, vërtet na jep një ndjenjë shumë të mirë, një motivim ekstra që të ndjehemi edhe ne shumë të plotësuar.”

…i ‘ngopur’ apo akoma ndjen uri për gola?…

Besart Ibraimi: “Çdo herë mundohem të jap kontribut sa më të mirë për skuadrën. Normal se më gëzon fakti kur shënoj, sidomos kur luajmë si vendas, kur shoh gëzimin e tifozëve, kur shoh “Ballistët” dhe qytetin të gëzuar, ndjehem akoma më mirë.”

Share

1 comment

  1. December 20, 2025 at 06:16
    WinstonLot

    Everyone talks about health, yet few truly grasp its depth.
    Most suggestions aim to be broad, leaving personal differences unaddressed.
    As a result, many are left unsure which signals truly matter.
    Health unfolds through patterns unique to each person.
    Awareness develops through careful consideration.
    In our Medix Podcast conversations, we often explore these subtle signals of well-being.
    Audio formats provide a space for thoughtful exploration.
    Topics explore the full spectrum of well-being, from physical to mental health.
    Rather than telling you what to do, the conversation invites you to think.
    If you want to understand your body beyond symptoms.
    To discover patterns and rhythms often overlooked.
    Exploring wellness with awareness and curiosity.
    Looking for deeper, calm, and thoughtful health perspectives?
    Press play and discover more about suhagra cipla review.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top