Press para ndeshjes me Besën | Kamer Qaka

Rrethi i dytë i garave në  në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut starton të mërkurën me ndeshjet e xhiros së 12-të. Mesfushori Kamer Qaka ka pranuar se barazimet në tre ndeshjet e fundit kanë penalizuar skuadrën në renditjen tabelare, mirëpo ekipi sheh përpara dhe nga ndeshja e nesërme me Besën kërkohet fitore dhe vazhdim i garës për titullin kampion. 

Dueli Shkëndija-Besa luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00. 

…tre barazime rresht…

Kamer Qaka: “Kta tre ndeshjet e fundit ishin në lartësinë jo të duhur nga ana jonë pasi kemi dalë me barazime. Megjithatë kemi atmosferë të mirë në grup. Tani na pret nesër ndeshje e re ku do të futemi 100% dhe besojmë të dalim me fitore.”

…barazimi me Strugën…

Kamer Qaka: “Analizën e kemi bërë dje, kemi pa ku kemi gabuar dhe çka duhet të përmirësojmë. Besoj tani jemi gati, ajo që kaloi nuk kthehet dhe tani nga me varet e ardhmja ku presim fitore ndaj Besës.”

…Besa…

Kamer Qaka: “Mendoj se pas këtyre ndeshjeve që kemi dalë me barazime, jemi më të fokusuar dhe kemi shumë motivim për tu kthyer në rrugën e fitoreve, duke nisur nga ndeshja me Besën dhe për të vazhduar garën për titullin kampion këtë sezon.”

…përballje mes miqësh…

Kamer Qaka: “Jo vetëm te Besa, ne kemi miq edhe në tjera skuadra, por kur të fillojë ndeshja është normale secili të luftojë për klubin e tij dhe na do të bëjmë të njejtën nesër”.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top