Press para ndeshjes me AP Brera | Klisman Cake 

Kuqezinjtë të hënën në Tetovë përballë Brerës në duelin e xhiros së 25-të të elitës vendore kërkojnë fitoren e 15 kampionale për të ruajtur kreun e renditjes. Ekipi ka punuar intensivisht gjatë pauzës kampionale dhe sipas mbrojtësit Klisman Cake të gatshëm presim duelin me Brerën. 

Përballja Shkëndija-AP Brera luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00. 

…rikthehemi në kampionat…

Klisman Cake: “Si fillim desha të uroj gjithë besimtarët muslimanë, gëzuar festën e Fitër Bajramit, qoftë një festë sa më e lumtur. Skuadra ka qenë e angazhuar maksimalisht, pavarësisht se ka qenë e vështirë për tu stërvitur në këto kohë pas tragjedisë që ndodhi në Koçani. Të gjithë ishim të prekur emocionalisht, por e kemi gjetur forcën brenda ekipit të ushtrojmë, të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen me Brerën.”

…gati për sprintin final…

Klisman Cake: “Patjetër që po. Skuadra është e gatshme për sprintin final, duke nisur nga nesër për të hyrë në fushë që të marrim tre pikët. Dihet cili është motivimi jonë, titulli kampion!” 

…kundërshtari…

Klisman Cake: “Brera është kundërshtar serioz, ata kanë objektivat e tyre, si çdo ekip tjetër në Ligën tonë. Por neve nuk na intereson kundërshtari, futemi vetëm për të bërë detyrat që na kërkohen. Të hymë në fushë dhe të marrim tre pikët të cilat do të na ndihmojnë shumë.” 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top