Përcaktohet orari i ndeshjeve për fazën e fundit të kampionatit

Shkëndija, pas dy fazave të para u ndal në krye të renditjes, pozicion që jep avantazh në kalendarin e ndeshjeve, kur deri në fund do të luajmë 6 herë si vendas dhe 5 herë si mysafir.

Me përfundimin e xhiros së 22-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, është konfirmuar orari i ndeshjeve për fazën e tretë dhe të fundit të kampionatit, e cila do të vendosë epilogun e këtij sezoni.

Shkëndija, pas dy fazave të para, u konfirmua si skuadra më e suksesshme, duke e mbyllur këtë periudhë në krye të renditjes. Ky pozicion i jep avantazh në kalendarin e ndeshjeve, pasi në 11 xhirot e fundit kuqezinjtë do të luajnë gjashtë herë si vendas dhe pesë herë si mysafir.

Skuadra jonë do ta nisë fazën e tretë të dielën, më 9 mars, kur në Tetovë do të presë Pelisterin nga ora 14:00. Në xhiron e 24-të, më 15 mars, Shkëndija do të jetë mysafire e Vardarit, ndërsa më 30 mars, pas pauzës ndërkombëtare, do të përballet në shtëpi me Brerën.

Sezonin do ta mbyllim më 18 maj në Tetovë, ku do të presim Sileksin në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top