PELISTERI – SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E NËNTË

Kuqezinjtë të hënën në Manastir ndeshen me Pelisterin në duelin e xhiros së nëntë në LPFMV. 

Pelisteri vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e nëntë
• Stadiumi | Stadiumi “Petar Milloshevski”, Manastir
• E hënë | 06 tetor | ora 18:00
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Pas debutimit në Conference League, kuqezinjtë i kthehen kampionatit vendor
  • Në Manastir synojmë fitoren e 4 rresht dhe të 7-ën në nëntë xhiro të luajtura 
  • Dueli me Pelisterin luhet të hënën në Manastir me fillim në orën 18:00

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Klisman Cake (Shqipëri), Reshat Ramadani (Maqedoni e Veriut) dhe Baboucarr Gaye (Gambia) nuk janë me ekipin, shkaku i grumbullimit me ekipet përfaqësuese

Rikthehen:

  • /

FAKTE SHTESË

  • Pas duelit me Rayo Vallecanon në Madrid, skuadra zbret në fushë në Manastir
  • Ndaj Pelisterit kërkohet vazhdimësi në kampionat, pasi synojmë kreun 
  • Pelisteri është i 10 në renditje me 2 fitore dhe 6 humbje në 8 ndeshje
  • Shkëndija është në seri pozitive prej 3 fitoreve rresht në kampionat
  • Pelisteri ka 5 humbje të njëpasnjëshme në elitën vendore 
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top