
Kuqezinjtë sot kishin ndeshje me moshat U19 në një përballje ku stafi teknik kishte për qëllim të mbajë formën garuese të skuadrës, duke plotësuar pauzën e kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Përveç Drilon Islamit që i’u dha ditë e lirë shkaku i një shqetësimi më të lehtë dhe reprezentuesve (Fetai, Ramadani, Gaye, Webster, Meliqi dhe Ajeti), të gjithë futbollistët kishin minuta në duelin me Shkëndijën U19.
Nga e hëna skuadra nis përgatitjet për sfidën e ardhshme kampionale, me Pelisterin e Manastirit në kuadër të xhiros së 25-të në LPFMV.

