
Të shtunën në Gostivar skuadra kuqezi do të testohet nga Besa e Dobërdollit për të mbushur orarin në pauzën kampionale.
Ps tre ditëve të lira, të mërkurën futbollistët e Shkëndijës kthehen në seancat stërvitore për të vazhduar punën për sfidat e ardhshme. Duke qenë se kampionati do të ketë pauzë dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, menjëherë pas triumfit të së shtunës 2:0 ndaj Pelisterit, stafi teknik u dha lojtarëve tre ditë të lira. Kjo për një frymëmarje dhe freskim fizik pas katër xhirove të para kampionale ku Shkëndija me tre fitore dhe një barazim mban vendin e parë në renditje.
Nga nesër (e mërkurë) skuadra kthehet sërish në aksion për të vijuar punën për vazhdimin e kampionatit. Mungesën e ndeshjes kampionale në fundjavë e kompensojmë me ndeshje kontrolluese, kështu që është caktuar të shtunën nga ora 16:00 në Gostivar të zhvillojmë ndeshje miqësore me Besën e Dobërdollit.

