
Valon Ahmedi do të mbajë numrin 10, ndërsa përforcimi i fundit, Liridon Latifi, ka zgjedhur numrin 77. Florent Ramadani ka ndërruar numrin nga 77 në 8 për t’i lëshuar vendin Latifit.
Me kompletimin e skuadrës kemi dhe përfundimisht numrat që lojtarët do të mbajnë gjatë sezonit të ri garues 2024/2025. Valon Ahmedi do të luajë me fanellën me numrin 10, ndërsa përforcimi i fundit, Liridon Latifi, ka zgjedhur numrin 77. Në një akt respekti, Florent Ramadani, i cili më parë mbante numrin 77, vendosi t’ia lëshojë këtë numër Latifit dhe tani do të mbajë për vete numrin 8.
Adamu Alhassan ka zgjedhur numrin 6 për sezonin e ri, ndërsa portierët e ekipit do të mbajnë të njëjtat numra si më parë: Astrit Amzai 25, Ferat Ramani 30 dhe Davor Taleski 95.
Në listën përfundimtare Aleksander Trumçi do të jetë lojtari me numrin më të vogël, duke mbajtur fanellën me numrin 2, ndërsa Mevlan Adili dhe Davor Taleski mbajnë numrat më të mëdhenj, përkatësisht 85 dhe 95.

