
Kuqezinjtë zbresin në Slloveni me synimin e qartë për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga transferta e Lubjanës, duke synuar ndërtimin e një pozite favorite për ndeshjen e kthimit në Shkup.
NK Bravo vs Shkëndija
• UEFA Conference League | Raundi i dytë eliminator(Ndeshja e parë)
• Stadiumi | Stadiumi “Stožice” në Lubjanë
• E enjte | 23 korrik | ora 20:45
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija nis sfidën e raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League në transfertë ndaj skuadrës sllovene NK Bravo
- Kuqezinjtë kërkojnë të marrin një rezultat sa më favorshëm në takimin e parë për të rritur gjasat e kualifikimit përpara përballjes vendimtare në Shkup
- Ekipi ka marrë të gjitha masat për përgatitje optimale duke udhëtuar dy ditë më parë drejt Sllovenisë, ku ka zhvilluar dy seanca stërvitore në kryeqytetin slloven
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
/
Në dyshim:
- Portieri Babacar Gaye dhe mbrojtësi Anes Meliqi janë në dyshim për shkak të dëmtimeve dhe me shumë gjasa nuk do të jenë në kombinim për ndeshjen e nesërme.
Kthehet:
- Sebastian Spahiu është kthyer në stërvitje me intensitet maksimal dhe do të jetë në kombinim për lojë.
FAKTE SHTESË
- Përgatitjet në Lubjanë: Ekipi ka zhvilluar stërvitjen e fundit zyrtare në arenën “Stožice”, ku stafi teknik ka dhënë udhëzimet e fundit taktike përpara përballjes së nesërme.
- Përballjet me sllovenët: Kjo është hera e dytë që Shkëndija luan në kupat e Evropës përballë një rivali nga Sllovenia, pas përballjes së vitit 2021 kundër NS Mura në eliminatoret e UEFA Champions League.
- Njohja e futbollit slloven: Shkëndija fazën përgatitore verore vazhdimisht e zhvillon në Slloveni, teksa këtë verë zhvilloi teste ndaj Koperit dhe Celjes, një përvojë që shërben si pasqyrë dhe përparësi për atë që e pret skuadrën ndaj Bravos.
- Përvoja evropiane: Pas kualifikimit bindës në raundin e parë me bilanc të përgjithshëm 5:0 ndaj Europa FC, Shkëndija synon të vazhdojë ecurinë pozitive edhe në këtë përballje me nivel më të lartë rivaliteti.
- Objektivi i kthimit: Trajneri Artim Pollozhani dhe skuadra synojnë ta mbajnë kualifikimin krejtësisht të hapur ose në avantazh për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në arenën “Todor Proeski” në Shkup.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë përballje i është besuar një trupe gjyqtarësh nga Finlanda, e udhëhequr nga arbitri kryesor Joni Hyytiä.

