Njoftim për press dhe akreditimin e mediave për ndeshjen me TNS

Shkëndija të martën në Shkup luan takimin e dytë me The New Saints FC nga Uellsi në eliminatoret e Champions League, ndërsa të hënën para mediave do të flasin trajneri Beqiri dhe kapiteni Ibraimi. Ndërkohë kemi hapur procesin e akreditimit në emailin media@kfshkendija.com dhe i njejti zgjat deri të hënën (14.07.2025) në orën 12:00.

Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs THE NEW SAINTS (Uells) në kuadër të xhiros së parë eliminatore të UEFA Champions League që do të zhvillohet më 15.07.2025 (e martë) në Shkup, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën media@kfshkendija.com.

Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 12:00 të datës 14.07.2025 (e hënë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim, si dhe të bashkangjiten (në attach) kopje të bexhit për secilin aplikues për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.

KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

Njëkohësisht ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp para ndeshjes SHKËNDIJA- THE NEW SAINTS do të mbahet të hënën (14.07.2025) në hapsirat e stadiumit ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 14:00, ndërsa në të njëjtën do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top