
Shkëndija të enjten në Shkup luan takimin e parë si vendase në fazën kryesore të UEFA Conference League kur përballë kemi Shelbourn FC nga Irlanda, ndërsa të mërkurën para mediave do të flasin trajneri Beqiri dhe një futbollist. Ndërkohë kemi hapur procesin e akreditimit në emailin media@kfshkendija.com dhe i njejti zgjat deri të mërkurën (22.10.2025) në orën 12:00.
Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs SHELBOURNE FC (Irlandë) në kuadër të xhiros së dytë fazës kryesor të UEFA Conference League që do të zhvillohet më 23.10.2025 (e enjte) në Shkup, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën media@kfshkendija.com.
Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 12:00 të datës 22.10.2025 (e mërkurë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim, si dhe të bashkangjiten (në attach) kopje të bexhit për secilin aplikues për akreditim.
Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.
KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!
Njëkohësisht ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp para ndeshjes SHKËNDIJA-SHELBOURNE FC do të mbahet të mërkurën (22.10.2025) në hapsirat e stadiumit ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 14:00, ndërsa në të njejtën do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Jeton Beqiri dhe një futbollist.

