
Shkëndija të enjten në Shkup përballë Samsunsporit nga Turqia luan takimin e parë të fazes së Play-Offit të UEFA Conference League, ndërsa të mërkurën para mediave do të flasin trajneri Beqiri dhe një futbollist. Ndërkohë kemi hapur procesin e akreditimit
Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs SAMSUNSPOR (Turqi) në kuadër të Play Offit të UEFAConference League që do të zhvillohet më 19.02.2026 (e enjte) në Shkup, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën media@kfshkendija.com.
Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 12:00 të datës 18.02.2025 (e mërkurë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim, si dhe të bashkangjiten (në attach) kopje të bexhit për secilin aplikues për akreditim.
Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.
KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!
Njëkohësisht ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp para ndeshjes SHKËNDIJA-SAMSUNSPOR do të mbahet të mërkurën (18.02.2026) në hapsirat e stadiumit ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 14:00, ndërsa në të njejtën do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Jeton Beqiri dhe një futbollist.


Arton Ziberi
Gazetar sportiv nga TVM2
Arton Ziberi
Mustafa Ademi
Amir Duraku
Sami Ademi
Denis Shabani
Safet Ademi
Arton Ziberi
Gazetarë sportivë nga TVM2:
Arton Ziberi, Mustafa Ademi, Amir Duraku, Sami Ademi, Denis Shabani, Safet Ademi.