
KF Shkëndija njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit për të ndjekur ndeshjen e parë të UEFA Conference League ndërmjet Rayo Vallecano dhe Shkëndijës (02.10.2025 ora 18:45) në stadiumin “Vallecas” të Madridit, të aplikojnë për biletë/a në formularin në vijim, ku duhet të shënohen të dhënat personale. https://docs.google.com/forms/d/1uInNYR7gvZnvnXsP3uMYvb1_OXIW8C3uaehpgoWOdFk/preview
Shënim: Sasia është e limituar. Biletat janë në sektorin e paraparë për tifozët mysafirë, ku do të jetë i vendosur edhe tifo grupi “Ballistët”. Procesi i aplikimit do të zgjasë deri ditën e Premte (26 shtator 2025) në orën 16:00.

