Njoftim për akreditim për ndeshjen Shkëndija – Sileksi

Afati i fundit për aplikim është deri të premten, më 16 maj 2025, në orën 21:00.

KF Shkëndija njofton të gjithë përfaqësuesit e mediave se kanë mundësinë të aplikojnë për akreditim për ndeshjen e xhiros së 33-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, mes KF Shkëndija dhe KF Sileksi, që zhvillohet më 17 maj 2025 (e shtunë) në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim prej orës 17:00.

Të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të ndjekin ndeshjen, duhet të dërgojnë kërkesë për akreditim në email adresën: media@kfshkendija.com, duke shënuar emrin, mbiemrin, pozitën (PRESS, PHOTO, CAMERA) dhe mediumin që përfaqësojnë. Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe kopje e bexhit identifikues të mediumit përkatës.

Aplikuesit janë të obliguar që ditën e ndeshjes me vete të kenë edhe kartelën identifikuese të mediumit për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të realizohet kontroll sipas listës së aprovuar për akreditim.

Afati i fundit për aplikim është deri të premten, më 16 maj 2025, në orën 21:00.

KF Shkëndija rezervon të drejtën e kufizimit të numrit të akreditimeve për secilën redaksi.

Share

1 comment

  1. May 16, 2025 at 21:36
    Valon Salai

    Journalist TV21

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top