Njoftim i rëndësishëm për tifozët e Shkëndijës në Madrid

Njoftohen të gjithë tifozët që kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe kanë aplikuar për biletë për ndeshjen e UEFA Conference League, Rayo Vallecano – Shkëndija (e enjte, ora 18:45, Estadio de Vallecas), se:

Biletat mund të tërhiqen vetëm të enjten, nga ora 15:30 deri në 16:30, në sheshin “PUERTA DEL SOL” (adresa: Calle Carretas 4, Madrid).

Kujdes: Për arsye sigurie dhe në respektim të masave të autoriteteve vendase, shpërndarja e biletave do të bëhet vetëm në këtë vend dhe orar.
Pas këtij orari dhe jashtë këtij lokacioni, nuk mund të garantohet shpërndarja e biletave.

Falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top