NGA INFERMIERIA | Lëndim i rëndë i Drilon Islamit

Mesfushori kuqezi ka thyer klavikulën e krahut të djathtë në ndeshjen me Shkëndijën e Haraçinës. Ende nuk është vendosur nëse do të nevojitet ndërhyrje kirurgjikale.

Ndeshja përballë Shkëndijës së Haraçinës rezultoi fatale për mesfushorin Drilon Islami, i cili pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje në fushë.

Futbollisti u detyrua ta braktisë lojën dhe u transportua me ambulancë në spital, ku ekzaminimet mjekësore konfirmuan thyerjen e klavikulës së krahut të djathtë, në pjesën e sipërme të shpatullës.

Për momentin, ekipi mjekësor ende nuk ka vendosur nëse trajtimi do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale apo nëse rehabilitimi do të realizohet përmes terapisë. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se Islamin e pret një periudhë më e gjatë jashtë terreneve sportive, duke qenë një mungesë e rëndësishme për skuadrën kuqezi.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top