
Biletat për ndeshjen Shkëndija-Shelbourne (Irlandë), e vlefshme për xhiron e dytë të UEFA Conference League, do të dalin në shitje nga e premtja (17.10.2025), duke filluar nga ora 12:00, online përmes rrjetit MK Tickets.
Inkurajojmë publikun të blejë bileta online, për të shmangur pritjet e gjata dhe rëmujat e panevojshme në pikat e shitjes.
Shitja fizike e biletave do të bëhet në:
• Monaco Tobacco, Tetovë
• Biletaria e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, vetëm ditën e ndeshjes (23.10.2025)
Për shkak të specifikave të biletave (materialit dhe dizajnit të letrës), sipas kërkesave dhe standardeve të UEFA-s për ndeshjet e fazës kryesore të garave evropiane, biletat nuk do të jenë në shitje në asnjë pikë tjetër fizike (siç ndodhte në ndeshjet paraprake), përveç Monaco Tobacco dhe biletarisë së stadiumit (kjo e fundit vetëm ditën e ndeshjes).
Klubi është përpjekur të përshtatet me standardet e kërkuara nga UEFA, duke mbajtur njëkohësisht çmimet e biletave sa më të arritshme për çdo tifoz.
Çmimet e biletave:
Tribuna Jug:
• 500 denarë (blloqet 1 dhe 6)
• 600 denarë (blloqet 2 dhe 5)
• 750 denarë (blloqet 3 dhe 4)
Së shpejti në shitje edhe:
Tribuna Veri:
• 500 denarë (blloku 13)
• 700 denarë (blloqet 20, 21 dhe 23)
• 800 denarë (blloku 14)

