
Biletat për ndeshjen Shkëndija–Samsunspor (Turqi), e vlefshme për fazën e Play-Offit të UEFA Conference League, do të jenë në shitje nga nesër (e hënë, 16.02.2026), duke filluar nga ora 10:00, online përmes rrjetit MK Tickets.
Shitja fizike e biletave do të bëhet në:
Tetovë
📍 Monaco Tobacco-Rrethi te ish-ëmbëltorja Taksi (Tribuna Jugore & VIP)
Shkup
📍 Biletaria e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, vetëm ditën e ndeshjes (19.02.2026)
Klubi është përpjekur të vazhdojë të përshtatet me standardet e kërkuara nga UEFA, duke mbajtur njëkohësisht çmimet e biletave sa më të arritshme për çdo tifoz.
Çmimet e biletave:
Tribuna Jug:
• 500 denarë (blloqet 1 dhe 6)
• 600 denarë (blloqet 2 dhe 5)
• 750 denarë (blloqet 3 dhe 4)
Tribuna Veri:
• 2000 denarë (VIP – blloku 22)


krenar
bileta